BallinaLajme

Daçiç nuk heq dorë: S’do të lejojmë që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën!

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndër të tjera Daçiç ka shtuar se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përball Vuçiqit, nis seanca për Kosovën në OKB

Deklarata të tilla nga Daçiç janë bërë të vazhdueshme.

Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka lobuar që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player