Danimarka heq kufizimet e Covid-19 nga 6 maj

user3
0 0

Danimarka do të hapë shkollat fillore plotësisht dhe një sërë aktivitetesh në mjedise të brendshme do të rinisin këtë javë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, sipas The Guardian.

Aktivitetet e brendshme që mund të rinisin përfshijnë teatrot, sallat e koncerteve, kinematë, ambientet e brendshme sportive dhe palestrat, me numër maksimal të të pranishmëve.

Hyrja në ambientet e rihapura do të varet nga “pasaporta korone”, që tregon se personat ose janë vaksinuar, ose e kanë kaluar më parë ose kanë një test negativ Covid-19, në 72 orët e fundit.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në 6 maj, raportoi Reuters.


Next Post

OBSH i kërkon ndihmë vendeve të G7 për luftën kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi vendeve të G7-ës të financojnë rimëkëmbjen globale pas goditjes së Covid-19, raporton AFP. OBSH u shpreh se 7 ekonomitë me të fuqishme të botës kanë mundësitë financiare për të blerë vaksina, teste dhe trajtimet e nevojshme për të ndaluar pandeminë dhe hapur kufijtë. […]