Lajme

Deklarata e Vuçiç në ‘Open Balkan’, Shaip Kamberi: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar deklaratat e djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili tha se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë.

Në një status në Facebook, Kamberi ka thënë se Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Ai ka thënë se presidenti serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën çdo iniciativë në Ballkan do të ishte e parealizueshme.

Lexo më shumë  Media Gjermane: Perëndimi nuk duhet të bjerë në kurthin e Serbisë

Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”,- ka shkruar Kamberi.

Lexo më shumë  Kamberi për ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi: Mirë se vini në të ’90-at

Vuçiç dje nga Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur” që u mbajt në Shkup tha se më 1 janar 2023 s’do ketë më kufij mes 3 vendeve. Nga Beogradi për në Tiranë nuk do të ketë asnjë ndalesë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *