Lajme

Deklarohet Prokuroria: 5 prokurorë po kryejnë ekspertizë në spitalin e djegur

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit modular Kovid në Tetovë.

“Prokuroria Themelore publike Tetovë po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes në spitalin modular në Spitalin Kovid në Tetovë, ku sonte shpërtheu zjarr në të cilin ka viktima dhe numri po konfirmohet. Në ekspertizë janë përfshirë tre prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, të cilëve u janë bashkuar dy prokurorë publik nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ekipi prej pesë prokurorëve, bashkë me ekipet të institucioneve përkatëse, i ndërmarrin të gjitha aktivitetet në drejtim të vërtetimit të shkaqeve për zjarrin e shkaktuar”, thanë nga Prokuroria Publike Themelore.

Lexo më shumë  Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *