Lajme

Dëmi ekonomik kur ndërhyhet në matës, OSSH do llogarisë dhe lëshojë faturë brenda 30 ditësh

Për të gjitha rastet kur konstatohet ndërhyrje e paligjshme në matës për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) do të llogarisë dhe lëshojë faturë brenda një harku 30 ditor.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri ndryshimet në rregulloren dhe metodologjinë për përllogaritjen dhe vendosjen e dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes të energjisë elektrike ku përfshihet edhe ky aspekt. Kështu ndryshimet në rregullore janë ndalur specifikisht në dy pika. E para ka të bëjë me informimin e përdoruesit dhe furnizuesit.

Më herët në rregullore thuhej se “OSSH sigurohet që të informojë Furnizuesin dhe Përdoruesin e rrjetit në çdo rast që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues i rrjetit me të cilin Furnizuesi ka një kontratë furnizimi, jo më vonë se 48 orë nga konstatimi, përpara ndërmarrjes së ndonjë veprimi kundrejt përdoruesit të rrjetit”.

Lexo më shumë  Kurti: Ulqini më shumë se sa qytet bregdetar, është shembull i rezistencës për të ruajtur identitetin dhe kulturën

Tashmë harku kohor 48 orësh është hequr nga rregullorja e dhe pika e re parashikon që “OSSH sigurohet që të informojë Furnizuesin dhe Përdoruesin e rrjetit në çdo rast që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues i rrjetit me të cilin furnizuesi ka një kontratë furnizimi, në momentin e emetimit të faturës së dëmit ekonomik”

Pika e dytë e ndryshuar që kishte të bënte me lëshimin e faturës ishte “OSSH lëshon faturë të posaçme të dëmit ekonomik të përllogaritur për Përdoruesin të rrjetit, jo më vonë se 7 ditë nga konstatimi, e dërgon atë në adresën e përcaktuar në marrëveshjen e lidhjes me Përdoruesin e rrjetit dhe sigurohet që ta arkëtojë atë brenda 30 ditëve nga lëshimi i saj”.

Kjo pikë tashmë bëhet “OSSH lëshon një faturë të posaçme të dëmit ekonomik të përllogaritur për Përdoruesin e rrjetit, brenda ciklit të leximit/faturimit (30 ditë), e dërgon atë në adresën e përcaktuar në marrëveshjen e lidhjes me Përdoruesin e rrjetit dhe sigurohet që ta arkëtojë atë brenda 30 ditëve nga lëshimi i saj” thuhet në rregulloren e re.

Lexo më shumë  Sanduloviq vazhdon akuzat ndaj Vuçiqit: Me urdhër të kujt po kërcënohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?

Ndryshimet e propozuara sipas Entit lidhen me argumentet e OSSH se në kushtet kur ky i, punon me cikël 30 ditor të sistemit të lexim/faturim-it, do të ishte më e përshtatshme që afati i lidhur me lëshimin e faturës të jetë brenda ciklit mujor të lexim/faturimit.

Gjithashtu, në vendim argumentohet se propozimi për njoftimin e furnizuesit dhe përdoruesit të rrjetit në momentin e lëshimit të faturës përkatëse, OSSH sh.a. e shënjon si moment të zyrtarizmit të shkeljes/ndërhyrjes së paligjshme në sistemin e tij./Monitor

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *