Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në Rinas/ 24 kontrollorë shoqërohen në polici, vijon revolta

user3
0 0

Sot është dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të revoltës së kontrollorëve të kompanisë “AlbControl”.

Ka shkuar në 24 numri i personave që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Teksa nuk ka ende asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Pas kallëzimit që Albcontrol bëri ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Pasditen e një dite më parë, ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në Rinas, ndërsa Forcat e Armatosura morën nën kontroll aeroportin.

Shumica qe kontrollorëve të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe kanë deklaruar paaftësi për punë.

Next Post

FOTO/Dëborë në prill, shoferët të papërgatitur, bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara si pasojë e dëborës. Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar. Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara. Policia ndodhet në […]