BallinaKuriozitete

Dizenjot më të veçanta të mobiljeve për 2020

I diplomuar në Akademinë e Dizajnit Eindhoven, Tadeas Podracky i dha një frymë tjetër dizenjimit kur krijoi disa mobilie të pazakonta për të treguar jetën dhe ciklin e saj. Një kolltuk për shembull, ishte krijuar me temë “një zog që endte folenë e tij.”

Podracky e përpunoi karrigen me dru dhe pastaj e “mbuloi” me shtresa boje të zezë, të bardhë dhe të verdhë dhe e gdhendi me sharrë derisa i dha formën që ai donte.

Bower Studios

Një karrige aspak e zakonshme është krijuar nga Bower Studios në New York. Është një bazë metalike dhe sipër saj është vendosur beton. Deri këtu duket normale. E veçanta qëndron se duket sikur betoni po shkrin dhe bie duke u palosur në dysheme.

Bower Studios donte ta bënte betonin të dukej sikur po shkrihej mbi strukturën e tij bazë për t’i dhënë materialit të ngurtë një rrjedhshmëri që nuk lidhet zakonisht me të.

Messgewand

Romain Coppin dhe Alexis Bondoux, të cilët kanë krijuar studion Messgewand, hartuan një seri mobiliesh të çuditshme nga bashkimi i mbeturinave si objekte, dru, metal, shkumë dhe plastikë.

Arkitektët krijuan një “kolazh” sendesh për të bërë bazën dhe pastaj shtuan zbukurime, bojën dhe detaje të vogla për të nxjerrë produktin përfundimtar. Nuk është një kolltuk që mund ta ketë çdo shtëpi dhe sipas arkitektëve, “është pikërisht ai momenti ku gjithë shtëpia duhet të arredohet në bazë të një mobilie, në këtë rast, të këtij kolltuku.”

Dewi van de Klomp

Jo, nuk do të rrëzohet nga momenti në moment. Arkitekti holandez Dewi van de Klomp e bëri këtë model raftesh me gomë, një material që përdoret zakonisht për amortizimin në sendiljet e makinave dhe izolimin e murit. Ai nuk donte të bënte një raft librash normal kështu që e bëri modern, me një ngjyrë që mund të kombinohet lehtësisht dhe një raft “të deformuar lezetshëm.”

Raftit mund ti japësh formën që do ndërkohë që brenda fut librat.

Stiliyana Minkovska

Arkitektja në Londër, Stiliyana Minkovska projektoi tre karrige për gratë gjatë fazave të ndryshme të lindjes.

Koleksioni i karrigeve, i quajtur Ultima Thule, synon të ofrojë një alternativë për pavionet e lindjes nëpër spitale në mënyrë që gratë të jenë sa më rehat. Sheise Solace, kjo karrige që shikoni në foto është krijuar që të përdoret pas lindjes dhe është pjesërisht e mbyllur për t’i dhënë nënës intimitet.

EJR Barnes

Një kolltuk i gjithi me lesh deleje. EJR Barnes e mbështolli këtë karrige në formë kuboide me lesh deleje.

Rreth tij ka disa drita që me ngrohtësinë që të jep kolltuku, janë plotësimi i një mbrëmje të qetë teksa shikon televizor.

Marija Puipaitė dhe Vytautas Gecas

Kolltuku prej kadifeje rozë qëndron mbi disa shkopinj prej druri të ndërthurura.

Shkopinjt janë në gjatësi të ndryshme për të formuar sipërfaqe valëzuese që përshtatet me formën e trupit të personit që ulet.

Plasticiet

Kjo mobilie është quajtur jo më kot “nëna e perlave”

Studio Hollandeze ‘Plasticiet’ punoi dhe shtriu pllaka të ricikluara prej polikarbonati plastik si të butë për të bërë mobiliet “Mother of Pearl”, të cilat kanë shkëlqim dhe janë punuar në mënyrë të tillë që të krijojnë idenë e perlave.

Bonnie Hvillum

Karrigia e dizejnuar nga arkitekti Bonnie Hvillum ishte pjesë e ekspozitës “3 Ditët e Projektimit në Kopenhagë”. Nga larg kjo karrige ngjan me një gur të zi me shkëlqim por në fakt është bërë nga një shkumë pluhur dhe qymyr druri./si/

YouTube player