Bota

Dodik s’përjashton konfliktin në Bosnjë, kërkon ndihmë ushtarake nga Rusia

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, besohet se i ka kërkuar ndihmë ushtarake ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, ka shkruar gazeta “Oslobodjenje”

Sipas informatave që disponojnë agjencitë e sigurisë të Bosnjë, Dodik ka kërkuar nga Lavrovi javën e shkuar në Beograd, ndihmë ushtarake në rast se vije deri të një konflikt i armatosur në Bosnjë.

Pak a shumë, këtë e ka konfirmuar sot edhe vetë Dodik, kur tha se “nëse vije deri te një intervenim i NATO-s, ne do të kërkojmë ndihmë nga miqtë tanë dhe ata nuk do të na tradhtojnë”.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Për të forcuar këtë, gazeta sarajevase shkruan se krerët e Mbrojtjes Civile të Republlika Srpskas janë parë javën e shkuar në atë që njihet si “Qendra humanitare serbo-ruse” në Nish.

Në fakt, Dodik ka kohë që po punon për ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja. Ai së fundi ka paralajmëruar “tërheqjen e dakordimit” për ushtri të përbashkët dhe institucione të tjera të rëndësishme për këtë vend.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *