Dorëshkrimi i Lojërave Olimpike së shpejti në ankand

RrugaPress2
0 0

Manifesti që 127 vite më parë do të ishte zanafilla për lojërat olimpike moderne, pritet të hidhet në shitje të mërkurën në Nju Jork. Qëllimi i autorit Pier dë Kubërtë, thonë studiuesit, ishte afrimi dhe matja mes tyre e kombeve në një event paqësor.

Ndërsa atletë nga e gjithë bota përgatiten për medaljet e arta në Lojërat Olimpike 2020 në Japoni, manifesti origjinal i lojërave moderne pritet të nxirret në ankand javën e ardhshme.

Dorëshkrimi në frëngjisht u shkrua nga themeluesi i Komisionit Ndërkombëtar Olimpik, Pier dë Kubërtë, në fundshekullin e 19-të.

Aty autori do të jepte arsyet e rivënies në jetë të garave të huazuara nga Greqia e lashtë dhe pse ato nuk duhet të ishin vazhdim i stërvitjeve ushtarake të kohës.

Lojërat Olimpike moderne debutuan qëllimisht në Athinë katër vite më vonë.

“Ishte viti 1892 kur e hartoi këtë doument, dhe bota po kalonte një ndryshim të jashtëzakonshëm teknologjik. Kishim anijet me avull, telegrafët, telefonat dhe Dë Kubërtë e pa se bota po modernizohej. Ai donte diçka ku të gjitha kombet të mund të merrnin pjesë, të matnin njëra-tjetrën, por jo si me mënyrat e zakonshme, që atëkohë nënkuptonin luftën. Për të, Lojërat Olimpike ishin mënyrë për të promovuar paqen mes kombeve” deklaron shefi i departamentit të librave dhe dorëshkrimeve të Nju-Jorkut, Riçard Ostin.

Dorëshkrimi me 14 faqe vlerësohet se kushton 700 mijë deri 1 milion dollarë, dhe do të qëndrojë i ekspozuar për publikun këtë fundjavë.

Next Post

“E shkuara e pakryer”, ekspozita që kërkon të zhdukurit gjatë diktaturës

“E shkuara e pakryer”, është ekspozita e hapur në përkujtim të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste. Familjarë të atyre që humbën jetën gjatë terrorit komunist dhe viktima të diktaturës shqiptare, rrëfejnë historitë e tyre. Aktori Mirush Kabashi është një prej atyre që prej 18 vitesh kërkon dajën, Skënder Çelën, të pushkatuar […]