BallinaLajme

Durrës/ Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, policia procedon dy të rinj

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy të rinj, pasi organizuan protestën për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë. Blutë e Durrësit kanë njoftuar se të rinjtë A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës u proceduan për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Këta dy persona, sipas policisë organizuan një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

YouTube player