Dy fakte që na tregojnë qartë sa poshtë kemi rënë në standartet e demokracisë

User4
0 0

Shkruan Elvis Hoxha

Dy fakte që na tregojnë qartë sa poshtë kemi rënë në standartet e demokracisë:

1. Nga media e pushtetit, gazetari i servir Boiken Abazit argumentin e formës: “Pse, sa vota të paskan vjedhur ty, 7000?” Madje një nga gazetarët e medias së pushtetit propozoi në një tjetër bisedë edhe një numër të votave të vjedhura: “Maksimumi ju kanë vjedhur 3000 vota. “Në kulturën e medias së pushtetit nuk ka rëndësi fakti që vidhen vota. Sepse media e pushtetit e di se pushteti që ajo mbron është hajdut. Në kulturën e medias së pushtetit vota është e bleshme dhe e vjedhshme. Ky është kulmi i një gazetarie të një lloji tjetër.

2. Në videon që pamë mbi personin që ka shitur votat e familjes së vet per 20 mijë lekë, kuptuam se motivi i shqiptarit përsa i takon themelimit të përfaqësimit është: “Votën ta shes me besa-besë”. Themelimi i një shoqërie politike merr fund kur i jepet besa hajdutit të përfaqësimit politik.Bashkimi i këtyre dy fakteve, njëri i ardhur nga pushteti, e tjetri i ardhur nga qytetari mund të formulohet: “Aleanca mes të vjedhurit dhe hajdutit e bën grabitjen të përjetshme”.

Rruga Press

Next Post

Sekretari amerikan i Mbrojtje: Lufta tjetër e madhe do të jetë shumë ndryshe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konflikt të mundshëm në të ardhmen që do të ketë pak ngjashmëri me “luftërat e vjetra” të cilat prej kohësh kanë konsumuar Pentagonin. Komentet i bëri të premten në fjalimin e tij të parë […]