Dy prioritetet në programin e Qeverisë Kurti

User1
0 0
Shpërndaje

Menaxhimi i pandemisë së COVID-19 dhe ringjallja ekonomike janë dy prioritetet e Qeverisë Kurti të shpalosura në programin qeverisës që të premten mori miratimin e kabinetit qeveritar.

Siç ka mësuar Rruga Press, në programin qeverisës këto dy prioritete janë parë si themelore dhe urgjente. E para është që të minimizohen pasojat në shëndetin publik, ndërsa e dyta ka fokusin në lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia. Pas tyre, Qeveria ka renditur si prioritet luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Te pika e parë, ajo e menaxhimit të pandemisë, Qeveria është zotuar për hartimin e një plani strategjik anti-COVID, ndërsa ka thënë se duhet të sigurohet vaksina për 60 për qind të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fund të vitit 2021. Në këtë pikë është paraparë edhe rivlerësimi i masave të vëna, edukimi i vazhdueshëm mjekësor e ngritja e kapaciteteve infrastrukturore për trajtimin e duhur të pacientëve me COVID-19. Është paraparë edhe një pako emergjente financiare për mbështetje të trajtimit klinik për të shtruarit në Klinikat e dedikuara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 si dhe ndihmë direkte për familjet të cilët kanë humbur kryefamiljarin ose burimin e financimit si pasojë e vdekjes nga pandemia.

Te ringjallja ekonomike, Qeveria ka thënë se synon të rrisë fuqinë blerëse nëpërmjet intervenimeve me masa. Është zotuar për rritje të pagës minimale në 250 euro, dhe ngritje të pragut të pagës që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale. Te ky prioritet, Qeveria Kurti është zotuar që do të mbështesë rikthimin në punë të atyre që humbën punën si pasojë e pandemisë. Mbështetjen më të madhe ka thënë se do ta bëjë për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për herën e parë. Te kjo pikë është zotuar që do të paguajë pagën minimale për një vit, për çdo të ri që punësohet për herën e parë.

Qeveria është zotuar edhe për krijimin e Fondit Sovran, për të marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. ka thënë se do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Është zotuar për shuarjen e Agjencisë Kosovare për Privatizim, duke e transferuar në agjenci brenda Qeverisë.

Rruga Press


Next Post

Problemet me pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Marinela Osmani

ShpërndajeKomisioneri Publik ankimon vendimin e 11 Shkurtit të dhënë nga KPK, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Tiranës Marinela Osmani (Nuni), komanduar si këshilltare në KLGJ. Ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që rekomandoi ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të magjistrates, duke ngritur pikëpyetje mbi kriterin […]