EditorialKryesore

Dy shqiptarë në Bled: Kurti me alternativë, Rama me marrëzi

Nga Rruga Press

Në Slloveni po mbahet Forumi Strategjik i Bledit, forum në të cilën diskutohet e ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i saj i mundshëm. Forumi Strategjik i Bledit, është një konferencë ndërkombëtare në Evropën Qëndrore dhe Jug-Lindore, që ofron një platformë për të shprehur opinionet mbi shoqërinë moderne dhe të ardhmen e saj. Qëllimi i Forumit është të mbledhë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme me njohuri të ndryshme dhe t’i inkurajojë ata të shkëmbejnë pikëpamje dhe të kërkojnë zgjidhje novatore për sfidat aktuale dhe të ardhshme. Pjesë e forumit janë edhe dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Albin Kurti në fjalën e tij kishte një synim të qartë, të tregojë se plani i Republikës së Kosovës është vetëm drejt anëtarësimit në BE e NATO dhe se partneriteti me SHBA-në është i rëndësishëm e i fortë. Gjithashtu Kurti foli për katër elementet që çojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së:

Para disa muajsh kam propozuar SEFTA-n në vend të marrëveshjes së CEFTA-s, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do ecnin përpara BE-së së bashku. Besoj se kjo është rruga më e sigurt përpara. Nuk dua të shpërfill negociatat mes shteteve të ndryshme, por besoj se SEFTA do të ndihmonte shumë. Në këtë pikë, katër gjëra janë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që të kenë fonde nga BE-ja por edhe vlera të saj, sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi ndaj autokratëve, përballja me të kaluarën ndaj kriminelëve të luftës në pushtet dhe simetri apo reciprocitet për të drejtat e minoriteteve në shtetet ballkanike kundër hegjemonisë nacionale”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës

Kurti ka thënë se vlerat e BE-së nuk janë raca dhe feja por demokracia, sundimi i ligjit e të tjera.

Dëgjova në panelin e kaluar me kujdes, por vlerat e BE-së nuk besojë se janë raca e feja. Vlerat e BE-së janë demokracia, të drejtat njerëzore, sundimi i ligjit, të drejtat civile, ekonomi e tregut të lirë, drejtësi sociale, këto janë vlerat e nuk është raca e feja. E këtu duhet pasur kujdes në luftimin e talebanëve e mos të përfundojmë si të tillë”, ka thënë Kurti, që u duartrokit.

Përkundër Kurtit, Rama i zhveshur totalisht nga ndonjë plan gjeopolitik që i shërben interesit kombëtar, vendos edhe njëherë të heshtë për problemet Kosovë-Serbi dhe merret me Bullgarinë se pse e ka penguar hapjen e negociatave për RMV-në.

Në gjithë procesin e vendimmarrjes e diskutimet për zgjerimin, ka një elefant të madh në dhomë. Baballarët themelues ishin të shtyrë nga idealizimi dhe qëllimet, ndërsa tash shtytja është nacionalizimi e pulsi. Kur them nacionalizimi nuk them qeveri nacionaliste, por mendoj qeveri e liderë që janë të frikësuar nga nacionalizimi në shtetin e tyre. Para se të flasin, ata shikojnë pulsin, pasi nuk ka shpjegim tjetër që ne duket se jemi tepër të korruptuar kur ka zgjedhje në një shtet, e pas përfundimit të zgjedhjeve, thuhet se ai shtet është në rregull. Kur jemi mirë, atëherë është shteti tjetër që ka zgjedhje. Jam i sigurt se pasi të përfundojnë zgjedhjet atje, situata do të jetë më pozitive për Maqedoninë Veriore. Shpresoj të mos jemi ne që duhet të ndërrojmë emrin në Bullgari Perëndimore”, ka thënë Rama.

Lexo më shumë  “Kosova në KiE vendim historik”, Goncharenko: Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në evropë

Elefanti në dhomë për Ramën është ‘nacionalizmi’ bullgar që pengon RMV-në në hapjen e negociatave, asesi prania e Vuçiqit në atë forum. Nderi më i madh që mund t’i bëjmë Ramës është ti themi: BUDALLA. Rama ka shkuar me plane të qarta në Bled të Sllovenisë. Projekti i tij më i rëndësishëm është minishengeni, i quajtur së fundmi ‘Open Balkan’, e aleatët e tij më të përzemërt janë pjestarët e minishengenit – Serbia dhe RMV-ja -, prandaj interesi parësor që do mbrojë Rama në forumin mbi të ardhmen e BE-së, nuk është ai i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë a Malit të Zi, e aq më pak interesi i shqiptarëve të Shqipërisë, por vetëm interesi i maqedonasve në menyrë deklarative, e serbëve me heshtjen e tij.

Me Kurtin e Ramën nëpër forume, samite e tryeza evropiane, do kemi gjithmonë të shpalosura nga goja e shqiptarëve interesin tonë kombëtar dhe interesin neojugosllav mbi shqiptarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *