“E shkuara e pakryer”, ekspozita që kërkon të zhdukurit gjatë diktaturës

RrugaPress2
0 0

“E shkuara e pakryer”, është ekspozita e hapur në përkujtim të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste. Familjarë të atyre që humbën jetën gjatë terrorit komunist dhe viktima të diktaturës shqiptare, rrëfejnë historitë e tyre. Aktori Mirush Kabashi është një prej atyre që prej 18 vitesh kërkon dajën, Skënder Çelën, të pushkatuar pa gjyq në dhjetor të vitit 1946. Edhe pse gërmimet nisen, e zgjaten në kohë, Kabashi nuk ka mundur të gjej eshtrat por nuk është dorëzuar. “Gjyshen e internuan, mua më hoqën nga teatri sepse nuk kisha deklaruar dajën e pushkatua. Doli e vërteta që ai është hedhur si mijëra të tjerë në një gropë.  Ende viktimat bërtasin, nuk i ka dalë e drejta pas 35 vitesh”.

Next Post

Baseni i Bovillës i rrezikuar nga eurozioni/Ndërtimet pa kriter në Tiranë dhe Durrës po sjellin degradim të tokës

Tirana dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të shtetit. Urbanizimi i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. […]