Lajme

Edhe një ditë ka mbetur nga koncerti i Bregoviç, të rinjtë korçarë ngrihen në protestë: Nuk e duam serbin

Të rinjtë korçarë janë të bindur se këngëtari serb Goran Bregociç nuk duhet të këndojë mbrëmjen e nesërme në Festën e Birrës. Në një video të publikuar nga JOQ në Facebook, shihen dhjetëra të rinj që kanë dalë të protestojnë, kur jemi vetëm një ditë larg këtij koncerti.

“Nuk e duam serbin, nuk e duam serbin,”- dëgjohet të thonë ata.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe, takon sipërmarrës të kompanive të ndryshme

Bregoviç do të këndojë natën e fundit të festimeve të Festës së Birrës në Korçë dhe ardhja e tij në Shqipëri ka sjellë mjaft revolta. Serbi nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja).

Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha dhe se pavarësisht revoltave, koncerti i Bregoviç nuk do të anulohet. Kosova ka kërkuar që të respektohet ndjeshmëria e viktimave të luftës, kurse në Shqipëri ka pasur zëra për dhunë. Një prej tyre ishte edhe reperi Noizy.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik flet me Zelenskyn: Britania mbetet e palëkundur në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *