Bota

Edhe një tjetër shtet i fuqishëm dërgon trupa ushtarakë të ndërhyrjeve speciale në Ukrainë

Rrjeti “Global News” në Kanada ka marrë vesh se operatorë të forcave speciale kanadeze janë dërguar në Ukrainë në kohën e rritjes së tensioneve mes NATO-s e Rusisë.

Dërgimi i një kontingjenti të vogël nga Regjimenti Kanadez i Operacioneve Speciale vjen në kohën e lëkundjes së bisedimeve diplomatike me qëllim të shmangies së konfliktit të armatosur në Ukrainë dhe kur afër kufirit të Ukrainës janë rreth, siç besohet, 100.000 trupa ruse.

Burimet i thanë rrjetit “Global News” se prania e forcave kanadeze për operacione speciale është pjesë e përpjekjes së aleatëve të NATO-s për ta parandaluar agresionin rus në Ukrainë dhe për të identifikuar mënyra për t’i dalë në ndihmë qeverisë ukrainase.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Njësisë gjithashtu i është ngarkuar detyra për zhvillimin e planeve të evakuimit për personelin diplomatik kanadez në rast të pushtrimit të shkallës së plotë, thanë burimet.

As qeveria kanadeze, as forcat e armatosura të këtij vendi nuk e konfirmuan zyrtarisht praninë e forcave speciale në Ukrainë, kur u kontaktuan nga “Global News”. Sidoqoftë, ato thanë se operatorët e forcave speciale kanë qenë të përfshirë në asistencën më të gjerë të Kanadasë për Ukrainën.

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

“(Komanda e Forcave Kanadeze për Operacione Speciale) është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Forcave të Armatosura për t’i përkrahur Forcat e Sigurisë së Ukrainës”, tha zëdhënësja e komandës së forcave speciale, Amber Bineau.

Rruga Press

YouTube player