Ekipi i “Zgjoi” rikthen vëmendjen te gratë e Krushës

RrugaPress2
0 0

Regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli, por edhe personazhi që rrëfeu si inspirim, Fahrije Hoti nga Krusha, aktorja Yllka Gashi dhe producenti Valon Bajgara përmes një takimi virtual, janë bërë bashkë për herë të parë për të biseduar së bashku për rrugëtimin e filmit. Por, qëllimi i vërtetë i këtij takimi ishte që të bëhej më shumë për të ndihmuar gratë e Krushës së Madhe

Ekipin e filmit “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit, e bëri bashkë historia e Fahrije Hotit, një krushiane e cila ia del të qëndroi bashkë me shoqet e saj, që të nisin një biznes me ajvar. Gratë, përkundër dhimbjes për humbjen e familjarëve të tyre në luftën e fundit në Kosovë, skamjes dhe paragjykimeve të rrethit, ia dalin që nëpërmjet punës të krijojnë një jetë me të mirë për vetë dhe familjet e tyre. Sidoqoftë, për ekipin që një pjesë të sfidave të këtyre grave i ktheu në film, e pastaj në një histori suksesi për kinematografinë e Kosovës, përkrahja për këto gra nuk duhet ndalur asnjëherë. Për këtë arsye, pas suksesit të trefishtë në Sundance Film Festival – ku mëngjesin e 3 shkurtit mori Çmimin e Madh të Jurisë, atë të audiencës dhe Çmimin për regjinë – ekipi i filmit u kthye përsëri të komuniteti që i shërbeu si frymëzim për projektin filmik. Të shtunën organizuan një takim virtual me ekipin e filmit: regjisoren Blerta Basholli, Fahrije Hotin, aktoren Yllka Gashi si dhe producentin Valon Bajgora me qëllim që të mblidhnin të holla pikërisht për gratë e Krushës. 10 dollarë kushtoi blerja e biletës për të ndjekur takimin në “Zoom” si dhe një link tjetër u bë i qasshëm për donacione.

Rruga Press

Next Post

Vdekjet tragjike në minierën e Bulqizës/ Rritet pasiguria në punë, shkak mungesa e hetimeve mbi aksidentet

Mëngjesin e 21 janarit, gjatë një shpërthimi të programuar eksplozivi në galerinë e kromit në Bulqizë, zjarrmëtari me inicialet B.C dëmtoi rëndë këmbën e djathtë. Minatori- punëtor i kompanisë koncesionare Albchrome, u dëmtua nga shembja e masivit shkëmbor nën të cilin po strehohej për t’u mbrojtur nga shpërthimi. Aksidente të […]