Ekonomia drejt normalitetit, por jo oferta për punë, aktualisht në vend vetëm 390 vende te lira

RrugaPress2
0 0
Shpërndaje

Që nga fillimi i krizës së pandemisë, ofertat për vende të lira të pune kanë pësuar rënie të ndjeshme, por edhe pas hapjes së ekonomisë, zyrat shtetërorë te punës po përballen me fluks të ulët ofertash për punë nga bizneset.

Aktualisht, zyrat e punës në të gjithë vendin, kanë shpallur vetëm 390 oferta për punë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 83, janë në qytetin e Durrësit, 55 në Tiranë, 30 në Elbasan, 22 në Shkodër, 18 në Sarandë, 14 në Vlorë, 12 në Lezhë, ndërsa në bashkitë e tjera ka një numër më të ulët.

Pjesa më e madhe e vendeve të lira të punës janë për sektorin e industrisë, punëve artizanale dhe turizmit.

Advertisements

Vetëm 10% e vendeve të lira të punës kërkojnë persona me arsim të lartë, ndërsa 90% kërkojnë punonjës me arsim të 9-vjeçar, të mesëm apo profesional. Gati 50% e ofertës është për pagë minimale, ndërkohë që nuk ka asnjë ofertë për vend punë me pagë mbi 100,000 lekë/muaj.

Oferta e për vende të lira pune ra ndjeshëm në zyrat e punës gjatë periudhës së pandemisë. Në vitin 2018 dhe 2019, bizneset ofruan nga 40 mijë vende punë të lira në secilin vit.

Por ndërkohë që oferta e bizneseve është tkurrur, kërkesat për punë në zyrat e punësimit kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë pandemisë.

Sipas Observatorit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) gjatë vitit të pandemisë, nga marsi 2020 në mars 2021, rreth 66,770 persona u regjistruan sërish në Zyrat e Punës në kërkim të punësimit. Numri i punëkërkuesve thuajse u dyfishua në krahasim me para pandemisë, teksa kulmi u shënua në muajin prill 2020, kur mbi 12,744 persona u regjistruan për punësim. Në mars – prill 2020 ishin flukset më mëdha të regjistrimeve, të cilat u nxitën nga kushtet e qeverisë për të përfituar nga paketat e ndihmës gjatë pandemisë. Kërkesat ranë disi me hapjen e ekonomisë dhe fillimin e sezonit veror, por regjistrimet nisën sërish me rritjen në muajin shtator 2020 e cila ka vijuar të jetë e lartë edhe për tre muajt e parë të vitit 2021.

Rruga Press

Next Post

Me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizreni hapet panairi i librit

ShpërndajePër nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, sot është hapur panairi i librit në këtë komunë. Prizreni është bërë pritës i shumë shtëpive botuese nga vendi e rajoni, të cilët po i’u ofrojnë qytetarëve një numër të madh të librave. Për të bërë hapjen e këtij panairi ishte […]