Elvis Hoxha/ Deputetët që nuk janë më deputetë, ky Kuvend që nuk është më

User2
1 0
Shpërndaje

Elvis Hoxha studiuesi i filozofisë dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes një statusi në facebook shprehet:

Advertisements

Deputetët që nuk janë më deputetë, ky Kuvend që nuk është më Kuvend prej vitesh, vend ku i kemi parë të gjitha gjëmat dhe bëmat. Ky Kuvend e ka rrëzuar me kohë veten. Kështu që në theqafjen e vet mund të marrë gjithçka me vete, madje edhe atë që ka kontribuar më shumë për katastrofën kuvendare, vetë Ramën. I ndaloi po ky Kuvend edhe gazetarët të ndjekin seancat e tij. Kuvendi ynë prej vietsh mund të konkurohet vetëm nga një produkt televiziv, nga Perputhen. Por meqë ende nuk kemi turp si shoqëri, një arsye më shumë apo më pak për turp nuk është ndonjë gjë e madhe. Shitjen e votave e kemi bërë me kohë, vjedhjen e votave po ashtu. Dashurinë për partinë dhe shitjen e atdheut e kemi ushtruar në çdo legjislaturë.Masakrimin e trashëgimisë kulturore, vjedhjen e pasurive private dhe publike i kemi bërë me kohë. Demokracinë e kemi nisur me vrasjet e 2 prillit dhe me gjyqet sarkastike të kriminelëve stalinianë. Një populli skllav dhe refugjat, një Kuvend i tillë i shkon më së miri për shtat.

Rruga Press

Next Post

‘Ping-pongu’ nga Nju Jork deri në Francë! Sërish Becchetti, Shqipëria nxjerr 43 mln lekë nga buxheti, paguan kompaninë nga Kanadaja ta mbrojë vendin në Arbitrazh (SA RREZIKOJMË)

ShpërndajeVendimi është futur në fletorën zyrtare më 2 qershor, për të apeluar vendimin e marrë kundër shtetit shqiptar më 20 mars të vitit të shkuar.  TIRANË– Qeveria ka “hapur thesin” e arkës së shtetit për të nxjerrë 43 milionë lekë, të cilat do të shkojnë në bankën e një studioje […]