EMA: Teoria se kombinimi i vaksinave është më efektiv ndaj Covid, e patestuar

user3
0 0

Agjensia Europiane e Barnave në konferencë për shtyp të së mërkurës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi kombinimin e mundshëm të dy vaksinave të ndryshme, për të luftuar Covid-19.

Përdorimi i dy vaksinave të ndryshme, si psh AstraZeneca dhe Pfizer, nuk kemi të dhena. Njerëzit po e marrin dozën e dytë dhe për momentin ne mund të japim vetëm informacion për dozën e parë,” vlerësoi Komitetit i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës të EMA-s.

Njëkohësisht EMA nuk përjashtoi që kombinimi i vaksinave të mund të ishte më efektiv, por sqaroi se një teori e tillë nuk ka ende baza empirike, pasi nuk është testuar.

Ai deklaroi më parë se nga të dhënat rezulton se mpiksja e gjakut mund të ndodh shumë rrallë.

Incidenca është që 1 person në mbi 100 mije mund të jetë i rrezikuar.

Komiteti  tha se u takon shteteve të vendosin nëse do të vaksinojnë  grupmosha të caktuara me vaksinën AstraZeneca.

Më herët EMA shpjegoi se mbrojtja e siguruar nga AstraZeneca i tejkalon rreziqet e mpiksjes së gjakut dhe vaksinimi do të vazhdojë.

Rreth 19 raste tromboembolike fatale janë vlerësuar nga Komitetit i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) për një lidhje të mundshme me vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.

Next Post

Rregullatori Europian i Barnave do të hetojë nëse vaksina ruse është testuar sipas standardeve

Rregullatori Europian i Barnave (EMA) pritet të hetojë javët e ardhshme standardet etike të testimit të vaksinave Sputnik, sipas një raporti të FT. Ekipi i EMA do të shqyrojë nëse testimet e vaksinës ruse ndoqën udhëzimet globale klinike dhe shkencore. Financial Times shkruan se kreu i Fondit të Investimeve Ruse, […]