Emiratet e Bashkuara Arabe dhe paratë e hedhura në vendet me regjime autoritare/Rasti bjellorus vs rasti shqiptar

user3
2 0

Në tetor të vitit 2020 në Minsk të Bjellorusisë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qeveria bjelloruse nisën një projekt gjigand që kapte vlerën e 4 miliard eurove, ‘’ Smart City ‘’.

Kryeministri Roman Golovochenko jo me pak pompozitet deklaroi se ‘’ Ky është një sinjal i fortë për investitorët e tjerë të huaj të kqyrin me kujdes ekonominë bjelloruse’’. Projektin e përshëndeti edhe vetë presidenti Lukashenko.

Sa për termat e marrëveshjes i njëjti u shpreh se nuk bëhej fjalë për privilegje ekskluzive, por për terma të përgjithshëm tepër të volitshëm.

Investimi do të realizohej nga një firmë zbatuese arabe, Emirates Blue Sky. Kjo kompani ishte e lidhur fund e krye me deputetin vendas,Igor Rusakevich, por edhe me oligarkë rusë të naftës dhe investitorë serbë (Vëllezërit Kariç).

Vlen të theksohet se ky nuk është i vetmi projekt ku Bjellorusia, Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të përfshira në partneritet.

Emmar Properties- personi kyç i së cilës është Muhamed Alabar, mori përsipër reailizimin e projektit për një periudhë prej 1 muajsh.

Emirates Blue Sky (bjelloruso-arabe), Koaponik Investments (serbe) janë nën ombrellën e Royal Group, të princit Zayed.

Kompania në tërësinë e saj kontrollohet nga Princi Muhamed bin Zayed.

Emri është familjarizuar edhe në Shqipëri tashmë, në rastin e Aeroportit të Kukësit, Zayed Flatrat e Veriut, të cilin kryeministri Edi Rama e prezantoi me pompozotet para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nga ana tjetër, edhe emri i Muhamed Alabar u bë i njohur nga gjigandi amerikan CNN, me ç’rast tregonte se si kompania e tij do të realizonte një port jahtesh në Shqipëri.

Duke pasur parasysh lidhjen e Muhamed Alabar me politikanë biznesmenë bjellorus, e këta të fundit me oligarkë rusë të naftës e serbë si zbatuesh projektesh, a ka vend për dyshim se një skemë e tillë kompromentuese do të ndodhë edhe me biznesmenë shqiptarë, nën logot e firmave arabe dhe familjes Zayed?

A kemi edhe këtu një trekëndësh Lukashenko, Alabar dhe oligarkë ruso-serbë?

A janë pra lidhjet e njëjta në këto investime miliardëshe në Shqipëri si në rastin bjellorus, ku mpleksen deputetët vendas, oligarkët rusë dhe serbë nën ombrellën e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe?

Kjo duhet të sqarohet nga ministrja Balluku dhe kryeministri Edi Rama!

Burimi:

https://eurobuildcee.com/en/news/20462-kopaonik-property-investment-to-build-in-minsk

https://belarusfeed.com/minsk-smart-city-emaar-properties/

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara


Next Post

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Që nga përfundimi i luftës e deri më tash, në Kosovë, në Serbi dhe në Hagë, janë dënuar më pak se 70 persona për krime lufte. Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për […]