Sport

“Ëndrra e Fadil Vokrrit”, mediumi spanjoll me artikull të veçantë për legjendën e futbollit kosovar

Mediumi “El Pais” e ka quajtur Fadil Vokrrin si ikonë të futbollit të Kosovës dhe gjithashtu e cilësuan edhe si “Maradona Shqiptar”.

Në artikull, tregohen shumë detaje interesante për Vokrrin.

Artikulli i tyre i përkthyer në gjuhën shqipe:

Në mesin e viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, sulmuesi Fadil Vokrri u nominua si lojtari më i mirë i ish-Jugosllavisë.

Stadiumi i Prishtinës, ku Spanja përballet me Kosovën sonte mban emrin e tij, që vdiq në moshën 57-vjeçare, nga sulmi në zemër.

Është e pamundur të ndash futbollin kosovar nga figura e quajtur si Maradona kosovar. Në vitin 2016 ai arriti të inkuadrojë Kosovën në FIFA dhe UEFA.

Figura e lartë e tij nuk përfundon si futbollist, Vokrri si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, bëri të mundur që në vitin 2016 Kosova të njihej nga FIFA dhe UEFA. Pas kësaj, erdhi edhe drita e gjelbër për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Stadiumi kombëtar i Prishtinës, në të cilin Spanja përballet sonte me Kosovën, mban emrin e tij. Këtë moment, djali i Fadilit, Gramoz Vokrri, e cilëson si momentin më të rëndësishëm pas Pavarësisë.

Momenti më i rëndësishëm

“Pas ditës së shpalljes së pavarësisë, ai ka qenë momenti më i rëndësishëm për vendin tonë të ri. Babai im punoi shumë për të. Futbolli ishte jeta e tij dhe ai donte të promovonte vendin përmes ndeshjeve, duke bërë një projekt për të rinjtë në mënyrë që ata të shpëtonin familjet e tyre”.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Babai i tij është një simbol kombëtar, akoma protagonist i përditshëm i bisedave familjare në të cilat brezat që e parë  e kujtojnë atë të luante me numrin e famshëm “9” të Prishtinës. Të dielat në kohët e Vokrrit ishin të zakonshme, u lehtësohej jeta të gjithëve pasi harronin problemet e tyre, e madje problem nuk ishte as uria.

“Për një ekip si Spanja,me të gjithë yjet e saj, të luash në stadiumin tonë është një ëndërr që i bën të gjithë kosovarët të lumtur,” vazhdon Gramozi.

Më e fortë se politika

I rekrutuar nga Partizani i Beogradit, me të cilin fitoi një ligë, Vokrri luajti 12 herë për ish -Jugosllavinë. Ai ishte pjesë e Hadzibegicit dhe ekipe të shquar të tjerë si Srecko Katanec dhe vëllezërit Vujovic të brezit para Prosinecki, Boban dhe Savicevic. “Kur ai luante, tregonte se futbolli është më i fuqishëm se politika ose çështjet etnike,” tha biri i tij.

Fama e Vokrrit kaloi kufijtë dhe ai u transferuar më pas në Fenerbahçe, dhe gjithashtu kaloi një pjesë të karrierës së tij në Nimes të Francës. “Babai im ishte i impresionuar nga tifozët turk, por gjithashtu ai ishte i hapur dhe nuk kishte probleme për të luajtur me futbollistët e të gjitha kombësive dhe kulturave,” vazhdon Gramoz Vokrri. Djali i tij bëri të ditur se Juventusi kishte patur kontakte me Vokrrin, por transferimi nuk mund të finalizohej.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

 “Ëndrra e Fadilit”

I pensionuar në Francë, pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë, Vokrri u kthye në Prishtinë. “Ai u kthye për të punuar për të rinjtë, është krenari ajo që bëri, por tani ne duhet të krijojmë më shumë idhuj. E ardhmja është shumë e rëndësishme për ne. Mendoj se kur rezultatet nuk janë të mira lojtarët tanë më të rinj preferojnë të luajnë për Zvicrën ose Gjermaninë ”, përfundon djali i një futbollisti i cili sonte do të kishte realizuar ëndrrën e tij të madhe, për të parë Kosovën të konkurronte kundër njërit prej skuadrave të mëdha evropiane.

“Futbolli kosovar u rrit falë figurës së sulmuesit të tij historik, Fadil Vokrri”, shkroi El Pais, tramsmeton express.

Kosova do të luajë ndaj Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022” në stadiumin “Fadil Vokrri”, jashtë të cilit ka një statujë që nderon figurën e idhullit kosovar. Ajo u përurua më 23 korrik, data e ditëlindjes së Vokrrit, ku u përfshinë edhe nderimet shtetërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *