Lajme

Escobar për Open Balkan: Pa të gjashtë vendet nuk mund të ketë sukses! Rama: Nuk bindim dot të tjerët të na bashkohen

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar deklaroi gjatë takimit online në kuadër të “Open Balkan” se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë.

“Mbështetja për “Open Balkan” do të bëhet në bazë të tre kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses” deklaroi ai.

Lexo më shumë  NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij online nga Tirana, pasi nuk ishte i pranishëm fizikisht u shpreh se nisma do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, pasi nuk mund t’i bindin.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Balkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarë do për vendin e vet” tha ai.

Lexo më shumë  Historiani Butka: Kush mban përgjegjësi për masakrën e Tivarit?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *