‘Euro 2020’ fillon nesër/ Kush do jetë këngëtari shqiptar që do performojë në “Olimpico” të Romë

RrugaPress2
1 0
Shpërndaje

Edhe pse një vit me vonesë gjithçka është gati për ‘Euro 2020’. Mediat e huaja raportojnë se ceremonia zyrtare do të fillojë nesër në orën 19:00.

Ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Advertisements

Andrea Bocelli do të këndojë legjendën “Nessun Dorma”, ndërsa këngëtari  Ermal Meta do të performojë i pari në hapjen e ceremonisë që do të improvizohet në lokalin e “Olimpico”. 40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”.

Kampionati “Euro 2020” do të nisë në Romë nesër dhe përfundon në Wembley, më 11 korrik./dosja/

Rruga Press

Next Post

Ekonomia drejt normalitetit, por jo oferta për punë, aktualisht në vend vetëm 390 vende te lira

ShpërndajeQë nga fillimi i krizës së pandemisë, ofertat për vende të lira të pune kanë pësuar rënie të ndjeshme, por edhe pas hapjes së ekonomisë, zyrat shtetërorë te punës po përballen me fluks të ulët ofertash për punë nga bizneset. Aktualisht, zyrat e punës në të gjithë vendin, kanë shpallur […]