Lajme

Fermerët e Fierit në protestë për dëmet nga përmbytjet: Askush nuk na kthen përgjigje

Edhe pse ka kaluar më shumë  se një muaj nga përmbytjet e shkaktuar nga reshjet e shiut, fermerët e Fierit akoma nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të marrin për kompesimin e dëmeve.

Këtë të enjte ato sërish kanë dalë në protestë dhe i bëjnë thirrje kryeministrit që të mbajë premtimin dhe të dëmshpërblejë dëmet që atyre u shkaktuan nga përmbytjet.

Kryetari i sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka  në fjalën e tij ka bërë me dije se dhe pse kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe reagim nga pushteti vendor.

Lexo më shumë  ‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele

Sipas tij duke u bazuar në hektarët e dëmtuar nga përmbytjet dëmi shkon deri në 400 mijë euro.

Kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun që na premtoi ngritjen e një komisioni për të vlerësuar dëmet nga përmbytja dhe nuk ka akoma asnjë përgjigje. Është e papranueshme që theksoi se do të kërkonte konsultim për ligjin që ka dy vite që është futur në fuqi, ku pushteti vendor e ka për detyrë që të kompesojë dhe demshpërblejë fermerët. Sot ka kaluar një muaj dhe nuk ka ardhur askush për vlerësimin e dëmeve. Janë dëmtuar 300 hektarë sera me luleshtrydhe dëmi në 300-400 mijë euro sipas asaj që kemi vlerësuar ne. Ne kemi folur me ministren por ajo ka thënë se kompesimi dhe masat për të parandaluar përmbytjet është detyrim i pushtetit vendor”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Rruga Press

YouTube player