Sport

‘FIFA-gate’: Rikthehen 201 mln. euro, sekuestruar ish-zyrtarëve të korruptuar…

Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka rikthyer FIFA-s shumën e 201 milionë eurove, para këto të bllokuara në numrat e llogarive të disa ish-zyrtarëve të qeverisë së futbollit botëror, të cilët rezultuan të korruptuar dhe kishin përfituar ryshfete në rrugë të paligjshme.

Bëhet fjalë për skandalin e ashtuquajtur ‘FIFA-gate’, ku në qendër të tij ishte ish-presidenti, Joseph Blatter. Shuma e lekëve të sekuestruara ka kaluar në ‘Fondacionin FIFA’, që do t’i ndajë ato në projekte për zhvillimin e futbollit në zonat më të prapambetura.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

“Jam i kënaqur kur shoh që paratë e vjedhura ilegalisht nga futbolli po kthehen për t’u përdorur për qëllimin e duhur. Falë ndërhyrjes së autoriteteve amerikane, ne ishim në gjendje të ndryshonim FIFA -n nga një organizatë toksike, në një organ të vlerësuar dhe të besueshëm”,- ka deklaruar presidenti Gianni Infantino, pasi ka mësuar lajmin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *