BallinaLajme

Filma dhe seriale pa fund! Shqiptarët folën më pak me celuluar por harxhuan më shumë internet gjatë karantinës

Këtë e tregojnë të dhënat e AKEP (Autoritetit të Komunikimeve Elektronike) të publikuara për tremujorin e dytë të vitit.

Më pak thirrje, sms dhe më shumë internet. Kjo ka qenë karantina e pranverës për shqiptarët.

Këtë e tregojnë të dhënat e AKEP (Autoritetit të Komunikimeve Elektronike) të publikuara për tremujorin e dytë të vitit.

Pamundësia për të dalë, dyqanet me orar të kufizuar dhe mungesa e turistëve ka sjellë njëkohësisht tkurrjen e këtij tregu.

Statistikat tregojnë njëkohësisht edhe për rënie të numrit të pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM (në fund të T2 2020 ishte rreth 3,163,837) me 2.9% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 9.6% në krahasim me T2 2019.

Edhe numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T2 2020 arriti në rreth 2.26 milionë me një rënie me rreth 8.6% me T1 2020 dhe rënie me 7.8% në krahasim me T2 2019.

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T2 2020 ishte rreth 1.5 milionë me rënie me 9.9% me tremujoin e mëparshëm, dhe një rënie me 10.3% në krahasim me Tremujorin dytë 2019.

Totali thirrjeve dalëse t në Shqipëri në T2 2020 ishte rreth 1.26 miliardë minuta, me një rënie prej 0.6% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 9.2% me T2 2019.

Lexo më shumë  Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas në Shqipëri, por importet

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare u rrit me 1.5% në krahasim me T1 2020 dhe u ul me 7.1% në krahasim me një vit më parë në T2 2019;

Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T2 2020 ishte rreth 138 milion që përbën një rënie me 30.5% krahasuar me T1 2020 dhe një rënie me 43.1% me T2 2019.

Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T2 2020 ishte rreth 18 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 4.01 GB Internet në muaj në T2 2020, që përbën një rritje me 3.5% në krahasim me T1 2020 dhe një rritje me 34% krahasuar me T2 2019.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T2 2020 ishte: 186-minuta dalëse, 20 SMS dhe 4.01 GB Internet. Krahasuar me T1 2020, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 8.7%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 24% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me me 3.5%.

AKEP sqaron se në përgjithësi të tre operatorët shpjegojnë si arsye kryesore efektet e pandimisë së shkaktuar nga Covid -19, që kanë sjellë: Reduktim të konsumit të njësive të paketave gjatë mbylljes (locdown) nga data 1 Mars 2020 deri në fillim të muajit Qershor; Reduktim të numrit/pagesave të paketave standarde të riaktivizuara; Uljen e numrit të turistëve dhe emigrantëve për shkak të vështirësive të transportit ndërkombëtar; Rritje të përdorimit të broadband fiks (WIFI) duke zëvendësuar në këtë mënyrë përdorimin e internetit nga shërbimet celulare.

Lexo më shumë  Shumica e shteteve të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës

Në rënie edhe numri i pajtimatarëve të telefonisë fikse

Të dhënat nga AKEP tregojnë se edhe numri i pajtimtarëve në telefoninë fikse ka rënë si krahasuar me tremujorin e parë 2020, ashtu edhe me një vit më parë. Në fund të tremujorit të dytë 2020 ishin rreth 236 mijë klientë, duke patur një rënie me 0.94% në krahasim me T1 2020 dhe një rënie me 5.1% në krahasim me T2 2019.

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që përdorin njëkohësisht (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të dytë 2020 u rrit me 5% në krahasim me T1 2020 dhe me 19.1% krahasuar me T2 2020.

Pjesa e klientëve që përdorin (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 38.8% të totalit të tyre ndërsa 32.6% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 28.5% me paketa “Internet dhe TV”.

Marrë nga Gazeta “Si”

YouTube player