BallinaBota

Foto/ Shpërthimi i telekomanduar i bombës së Luftës së Dytë Botërore

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza dhe të Marinës Ushtarake kanë kryer shëprthimin e telekomanduar të një bombe të Luftës së dytë Botërore e gjetur në nën-detin e ujërave të Tarquinas në provincën e Viterbos.

Kjo relikë  lufte u gjet nga reparti i zhytësve të Guardia di Finanza gjatë aktivitetit operacional në afërsi të plazhit “Le Saline” në komunën e Tarquinas.

Bomba e luftës  kishte përmasat me një gjatësi 70 cm dhe me një diametër 30 cm. U vërtetua se bëhej fjalë për një bombë të luftës së dytë botërore e tipit “Mkii Miii” me rreth 161 kg  tritol.

Lexo më shumë  BBC vjen me një ‘numër të konfirmuar’ të ushtarëve të vdekur të Rusisë në Ukrainë – që është tetë herë më i lartë se numri zyrtar i dhënë nga Moska

Operacioni i shpërthimit të saj u krye në disa faza duke u spostuar fillmisht në një zonë më të sigurt detare e në respekt të ekosistemit detar.

Operacioni u ekzekutuar me ndihmën e mjeteve detare të specializuara të marinës ushtarake.

YouTube player