Bota

Frika ndaj përhapja së variantit Delta, Europa shton kufizimet për të pavaksinuarit

Shtetet europiane shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, ndërsa përballen me rritje të infektimeve me variantin Delta. Incidenca 7 ditore e rasteve për 100 mijë banorë në Gjermani është më shumë se trefishuar që prej fillimit të korrikut, bëri të ditur instituti Robert Koch të mërkurën.

Kreu i institutit Lother Wieler paralajmëroi se në vend, kishte nisur vala e katërt e pandemisë. Për të frenuar shifrat në rritje të pandemisë dhe përballë ngadalësimit të fushatës së vaksinimin, kreu i kancelarisë Helge Broun sugjeroi se ata që nuk marrin vaksinën do të shijojnë me pak liri.

Lexo më shumë  Putini “syrgjynos” priftin që kreu shërbimin përkujtimor në varrimin e Navalny

“Personave të pavaksinuar mund t’iu refuzohet hyrja në restorante, bare, kinema apo evente sportive, pasi rreziku që përfaqësojnë për të gjithë të tjerët është shumë i lartë”, deklaroi Broun.  

Sakaq në Francë, ligj i iri që zgjeron përdorimin e certifikatës shëndetësore në një sërë zonash të tjera publike do të hyjnë në fuqi më 9 gusht, për të ndihmuar vendin të luftojë me valën e 4-rt të koronavirusit.

Sipas ligjit, vetëm qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat, që janë testuar negative apo janë shëruar së fundmi nga covid-19 do të lejohet të hyjnë në restorante, kafene, qendra tregtare, palestra e madje edhe spitale.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Deri të martën, 50.5% e popullsisë franceze, apo rreth 34 milionë njerëz janë imunizuar kundër COVID-19.  Në 24 orët e fundit numri i infektimeve ditore arriti vlerën më ta lartë në 3 muaj, me mbi 26 mijë të prekur. Rastet janë shtuar edhe në Itali, ku autoritetet paralajmërojnë qytetarët të ruajnë vigjilencën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *