Lajme

Fshehu një borxh prej 50 mijë eurosh, nisin hetimet për prokurorin e Gjirokastrës

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ndërmarrë një hetim ndaj prokurorit të Gjirokastrës Emëror Kasaj për shkak se ai nuk ka deklaruar një shumë parash pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Mësohet se Kasaj ka marrë borxh shumën prej 50 mijë eurosh dhe më pas këtë vlerë monetare e ka dhënë hua tek një shtetas tjetër.

Lexo më shumë  Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë – dronët që u përdoren ndaj Izraelit janë “Shaheed”, mijëra të tillë i ka edhe Serbia

Rasti u bë publik pas denoncimit që vetë prokurori Kasaj bëri kundrejt shtetasit L.SH. me pretendimin se ky i fundit nuk i kishte kthyer shifrën prej 50 mijë eurosh, të cilën prokurori ia kishte huazuar. Pas hetimeve rezultoi se kjo shifër nuk ishte deklaruar pranë ILDKPKI-së.

Rrugapress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *