Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetë-higjienë

User1
0 0

Shkruan Sadri Ramabaja

Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klaneve të ngushta të interesit. Gjithçka u sforcua me portalet si shpërfaqje e re përmes fuqisë që i jep interneti. Pozicionimi është i qartë: pro mbështetjes dhe tani ruajtjes së interesave të olhokratëve që sunduan Kosovën për 20 vjet rresht dhe ndërkohë interesave të oligokracisë. Kalimi i projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e bënë propagandën edhe më të dukshme.

Pozicionimi krejtësisht ekstrem, djathtas, pro humbësve të zgjedhjeve të 14 shkurtit i pothuajse të gjitha shtëpive mediale televizive, përfshirë televizionin publik, redaksia e të cilit nuk e ka të qartë se 14 shkurti ka shënuar ndërrim epoke i cili duhet të reflektohet pikërisht aty, në studiot e tij, është tutje evident. Kështu po ndodh edhe me portalet që diheshin e njiheshin publikisht se janë instrument i propagandës së PDK-SHIK-ut dhe mbetjeve të UDB-së. Shquhen në këtë rrafsh sidomos EXPRESS-i, TV 7, Insider, Reporter-i, Metro…

Por në kontrast me televizionin e vetëm publik RTK-në që ishte shndërruar me kohë në instrument të propagandës së PDK-së, prodhuesit e PR aktualisht, përmes lajmit dhe debatit, pretendonë të imponojnë krijimin e opinionit, por njëkohësisht edhe të mohojnë ndikimin e partive politike!
Shtimi i gazetave elektronike e portaleve të shumta, de fakto është vet ringjallja dixhitale e gazetave të partisë, që ka marrë një turbo të vërtetë përmes PDK-së dhe LDK-së e mjedisit e tyre, sidomos në Prishtinë. Së pari, u vu nën kontroll të plotë RTK-ja, pastaj u zu peng RTV 21 përmes ATK-së, duke vazhduar pastaj me hapjen e TV-ve që po financohen nga oligokratët që prodhoi sistemi.

Ngjashëm siç ka vepruar Armin Wolf në Austri, duke përcaktuar ndryshimin midis gazetarisë dhe propagandës si kërkim dhe riprodhim i hapur ndaj shitjes së një pozicioni fiks, edhe tv-të e Baton Haxhiut e Berat Buzhalës dhe jo vetëm ato. Suksesi i tyre permanent ishte shumë i ndërlidhur me nivelin e dobë të të arsimit dhe shkallën e dobët të leximit e dijes politike të një mase të audiencës, që krijonte terren të mirë për manipulim.

Ata kishin sukses deri tashti. Por, edhe kjo kategori gazetarësh – shërbëtor të padinjitet të politikës, duhet ta kuptojnë më në fund se 14 shkurti duhet të shënojë epokë edhe në lëmin medial. Rikthimi i RTK-së tek publiku e për publiken, prandaj duhet të jetë hapi i parë dhe kontributi fillestar për vetë-higjienë. Ky do të ishte shërbimi më i madhë për vet-higjienën e domosdoshme.

Rruga Press


Next Post

“Imuniteti nuk garantohet nga infektimi”/ Studimi: Të rinjtë që kanë kaluar Covid duhet të vaksinohen

Medpagetoday shkruan se të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në studim e kishin kaluar Covid-19, por që nuk ishin të mbrojtur nga riinfektimi.  Një studim i fundit në SHBA ka bërë të ditur se të rinjtë që e kanë kaluar Covid-19 duhet që të vaksinohet. Medpagetoday shkruan se të gjithë njerëzit […]