Gazetarja nxjerr fotot dhe emrat, kush janë deputetët që kanë vendosur që të ndalohet prania e mediave gjatë seancave parlamentare

User2
1 0
Shpërndaje

Ditë më parë, u bë publik lajmi se duke nisur që prej shtatorit, në legjislaturën e re të kuvendit, nuk do të jenë të pranishëm gazetarët gjatë seancave parlamentare që do të mbahen.

Advertisements

Lidhur me këtë lajm, gazetarja Esiona Konomi, ka arritur të sigurojë listën e deputetëve të cilët kanë vendosur që një vendim i tillë të zbatohet. Ajo çfarë bie në sy është se asnjëri prej këtyre deputetëve nuk do të jetë pjesë e legjislaturës parlamentare që fillon në shtator.

Postimi i Plotë

Këta janë anëtarët e Byrosë së Kuvendit të cilët vendosën të lënë gazetarët jashtë, të minojnë transparencën dhe të instalojnë censurë.
Asnjë prej tyre nuk do të jetë më në Kuvendin e ri në shtator (me përjashtim të z. Ruçi).

Pra, këta që ikin, vendosin se si do koordinohet (përjashtohet) media me pasardhësit e tyre.
Unë i ftoj të tërhiqen!
Kjo nuk është beteja ime!
Jo vetëm e imja!
As si gazetare, as si qytetare!
Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!

Rruga Press

Next Post

Qeveria e Libisë e gatshme të nënshkruaj Marrëveshjen Klimatike të Parisit

ShpërndajeKryeministri libian Abdulhamid Dbeibeh njoftoi se qeveria e tij ka vendosur të nënshkruajë Marrëveshjen Klimatike të Parisit. Sipas lajmeve në televizionin shtetëror libian, Dbeibeh mori pjesë në një ceremoni në kryeqytetin Tripoli me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit. Në fjalimin e tij, Dbeibeh tha: “Libia është një nga vendet […]