Gjermania: Rusia po synon të provokojë me prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën

User2
0 0

Gjermania ka akuzuar Rusinë se po synon të provokojë përmes rritjes së prezencës ushtarake në Gadushillin e pushtuar të Krimesë, dhe në pjesën e kufirit me Ukrainën, si dhe ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se është duke iu përgjigjur kërcënimeve nga NATO-ja.

“Bindja ime është se pala ruse është duke tentuar gjithçka për të nxitur reagim”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer për televizionin publik ARD.

“Bashkë me Ukrainën, ne nuk do të hyjmë në këtë lojë”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e qartë që Rusia “është duke pritur për ndonjë lëvizje, le të themi nga NATO-ja, për të pasur një pretekst që të vazhdojë veprimet e veta”.

Disa fotografi, incizime dhe të dhëna tjera sugjerojnë për lëvizje të mëdha të njësiteve ushtarake ruse drejt apo afër kufirit me Ukrainën dhe Krimenë e ankesuar nga Moska më 2014, gjë që ka rritur shqetësimet se Rusia është duke u përgatitur për të dërguar forcat në Ukrainë.

Rruga Press

Next Post

Kurti prezanton ligjin e ri për konfiskimin e pasurive të paligjshme në Kosovë: I japim fund epokës “Rroga e vogël, fitimi i madh!“

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar për qytetarët ligjin e ri për konfiskimin e pasurive të pasurive të pajustifikuara apo të paligjshme. Me këtë ligj, sipas Kurtit i hapet rrugë të një agjencie të të pavarur të re joprokuroriale që synon të hetojë pasuritë duke luftuar kriminalitetin dhe konfiskimin […]