BallinaLajme

Greqia merr masa të reja, këto janë 3 kushtet që duhet të plotësoni për tu futur në shtetit fqinj pas pushimeve të Vitit të Ri

Greqia ka përforcuar masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, për ata që do të futen në kufi nga dara 18-dhjetor deri më 7 janar.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka thënë gjatë ditës së sotme se ata që kthehen në Greqi pas pushimeve të Vitit të Ri, duhet të paraqesin testin negativ në doganë, t’i nënshtrohen testit të shpejtë dhe të futen në një karantinë 10 ditore të detyrushem.

Detyrimi për t’u karantinuar do të hyjë në fuqi që nga data 18 dhjetor e do të zgjasë deri më 7 janar 2021.

Mediat greke shkruajnë se askush nuk do të përjashtohet ngta ky detyrim, qofshin studentë që kthehen për pushime nga jashtë, ata që udhëtojnë për biznes apo për arsye të tjera.

Qytetarët që kishin planifikuar që të udhëtojnë gjatë këtyre ditëve kanë nxituar që të ndryshojnë datën e udhëtimit të tyre, dy ditë përpara 18 dhjetorit, ose pas 7 janarit.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përball Vuçiqit, nis seanca për Kosovën në OKB
YouTube player