Sport

Guardia Di Finanza bastis zyrat e Juventusit në Torino, ngrihet akuza për mashtrim financiar

Tashmë është zyrtare. Juventusi është nën hetim me akuzën e mashtrimit financiar, pasi edhe Guardia Di Finanza ka zbarkuar në zyrat e klubit bardhezi duke sekuestruar dokumente që kanë lidhje me lëvizjet në merkato të torinezëve.

Prokuroria e Torinos ka nisur procedimin zyrtar, pasi Zonja e Vjetwr akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

Sipas mediave italiane, policia të enjten në mbrwmje ka shkuar në zyrat e klubit dhe ka marrë dokumente sa u përket transfertave të kryera në tre vitet e fundit, ku dyshohet se janë bërë bilance të rreme financiare duke marrë për bazë transferime fiktive për të siguruar plusvalenca.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Të hetuar janë presidenti, Andrea Agnelli, zëvendëspresidenti, Pavel Nevded si dhe ish-administratori Fabio Paratici, tashmë te Tottenhami.

Dyshohet për lëvizje që kapin shumën 50 milionë euro, të gjitha lëvizje fiktive duke fryrë vlerat e tyre në merkato për të rregulluar bilancet e në teori duke krijuar mashtrim financiar pasi Juventusi është shoqëri aksionere.

Kjo nuk është hera e parë që klubi bardhezi vihet përballë hetimeve për plusvalenca, por në rastet e mëparshme, prokuroria e kishte pasur shumë të vështirë të ngrinte akuza pasi nuk mund të vërtetonte koston reale të futbollistëve të transferuar me shifra shumë shpesh jashtë normales edhe për emra të panjohur apo lojtarë akademie. 

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *