Hakerat vodhën informacione nga një nga prodhuesit më të mëdhenj të lojërave video në botë

User2
0 0
Shpërndaje

Hakerët vodhën informacione të vlefshme nga prodhuesi i madh i lojërave Electronic Arts (EA), shkruan BBC.

Sulmuesit morën kodin burimor për lojëra si FIFA 21 dhe mekanizmin e Frostbite, i cili përdoret si bazë për shumë lojëra të tjera.

Kompania raportoi se asnjë e dhënë e lojtarëve nuk ishte vjedhur.

Advertisements

“Ne po hetojmë një ndërhyrje të kohëve të fundit në rrjetin tonë ku u vodh një sasi e kufizuar e kodit burimor për lojëra dhe mjete të ngjashme. Asnjë e dhënë nuk është mbledhur për lojtarët dhe nuk kemi asnjë arsye të besojmë se ekziston rrezik për privatësinë e tyre”, tha zëdhënësi i EA në një deklaratë.

EA është një nga kompanitë më të mëdha në botë të lojërave, dhe prodhon dhe shpërndan lojëra të tilla si Battlefield, Star Wars: Jedi Fallen Order, The Sims,… 

Rruga Press

Next Post

Raporti i kredive me probleme ulet bie me 7.88%

ShpërndajeMasat patën sidomos ndikim në portofolin e kredive për biznesin, ku në disa sektorë efektet e krizës ishin më të forta dhe më të gjata në kohë. Këto masa ishin në fuqi deri në fund të marsit dhe gjithsesi do të duhet ende pak kohë që të kuptohet nëse kreditë […]