Hetimi i medias prestigjioze zbulon detaje tronditëse nga Kupa e Botës “Katar 2022”

User1
0 0

Më shumë se 6500 nëpunës kanë ndërruar jetë në 11 vitet e fundit (mesatarisht 12 në javë) gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës 2022 në Katar. Lajmin e ka raportuar ditën e djeshme një hetim i kryer nga e përditshmja britanike “The Guardian”, që ka zbuluar faktin së bashku me fondacionin “Humanity United”, në bazë të burimeve qeveritare.

Shifrat zyrtare – Sipas komitetit organizues të “Katar 2022”, në të vërtetë janë 37 të vdekurit mes punimeve të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndërtimin e stadiumeve, 34 në incidente “jo të lidhura me punën”. Megjithatë duke parë mes statistikave të vendit në 10 vitet e fundit është dalluar që migrues punëtorë që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj periudhe janë më të larta: 2.711 ata nga India, 1.018 nga Bangladeshi, 1.641 nga Nepali dhe 557 nga Sri Lanka; dhe flitet në mënyrë specifike për 5.927 punëtorë migrues të vdekur në periudhën 2011-2020. Këtu shtohen ata të ofruar nga Ambasada e Pakistanit në Katar, që ka komunikuar vdekjen e 824 bashkëqytetarëve. Ka edhe migrues nga vende si Kenia dhe Ishujt Filipine për të cilët nuk njihen të dhëna, shkruan “Panorama Sport”.

Projekti– Në prag të Kupës së Botës 2022, në Katar po kompletohen 7 stadiume të reja dhe infrastruktura të tjera të mëdha si rrugë, sisteme transporti publik, hotele, një aeroport madje edhe një qytet artificial, Lusail, që do të presë 250 mijë persona dhe do të jetë selia e manifestimit. Nik Mekgihan, drejtor i “FairSquare Projects” që mbrojti të drejtat e punëtorëve në Gji, ka kujtuar se regjistrat e të vdekurve në Katar nuk ofrojnë detaje lidhur me profesionin apo vendin e punës, por është e mundur që shumë të tillë u përkasin personave të angazhuar në zhvillimin e këtij projekti monumental dhe futurist. Sipas “The Guardian” 69% e tyre janë “vdekje natyrale”, shpesh për infarkt ose krizë frymëmarrjeje akute. Shifër që rritet në 80% mes indianëve.

Rruga Press


Next Post

Musine Kokalari si figurë frymëzuese, stërmbesa: Qëndroi deri në fund ndaj agresionit komunist

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. […]