BallinaLajme

Hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e rinj të KED, zgjidhen përfaqësuesit nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë

Në institucionin e Presidentit i Republikës ka nisur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Data 4 dhjetor u përcaktua nga Presidenti Meta më datë 27 nëntor.

KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sapo janë zbuluar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

-Në vitin 2021 anëtare të KED-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, duke lënë jashtë Vitore Tushën. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Fiona Papajorgji.

-Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Pasi emri i tij u përzgjodh nga shorti, anëtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe, është zgjedhur dhe kreu i KED. Sipas nenit 149/d të Kushtetutës, kryetari i KED-së emërohet automatikisht, anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë.

-Adnan Xholi zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtar zëvendësues është zgjedhur Kujtim Luli.

-Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro. Anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

-Gjon Fusha dhe Genti Xholi do të jenë anëtarët për vitin 2021 në KED si përfaqësues të Prokurorive të Apelit. Ndërsa goglat zgjodhën Kleant Zekën si përfaqësues zëvendësues.

-Anëtari i fundit, përfaqësues nga Gjykatat Administrative është zgjedhur Rilinda Selimi, ndërsa zëvendëse do të jetë Gentiana Xhelili.

Presidenti Meta ka njoftuar edhe Avokatin e Popullit që të jetë i pranishëm në proces.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve.

Riformatimi i KED bëhet shumë i rëndësishëm në këtë moment pasi pritet që të ecet para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit
YouTube player