Hipotezat sa vijnë e bëhen më konkrete, finalja e Champions League ndryshon kontinent, ja kur nis rimodelimi i kompeticionit

User1
0 0

Duket e çuditshme por hipotezat për një rimodelim të Champions League dhe për një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim, sa vijnë dhe bëhen më konkrete.

Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube mund të zhvendoset në New York, për herë të parë jashtë Evropës, dhe qeveria e futbollit evropian kërkon finalizimin e këtij projekti që është menduar të nisë prej vitit 2024 dhe të zgjasë për të paktën për 9 vite.

Përtej të gjitha risive, aspekti financiar është gjithmonë faktori kryesorë, me UEFA që kërkon të ndryshojë strategjinë e marketingut për të patur sponsor edhe më të fuqishëm nga kontinenti tjetër. Ceferin e ka përmendur mundësinë e zhvendosjes që pas zgjedhjes së tij në 2016, kur shprehej se të shkosh nga Portugalia në Azerbajxhan është e njëjta gjë si të shkon drejt Nju Jorkut dhe për tifozët ky nuk është një problem.

Finalet në New Jork pritet të nisin pasi të kenë përfunduar ato të paracaktuar për vitet e ardhshme në Shën Petersburg, Mynih dhe Uembli në 2024.

Championsi i ri do të ketë 36 skuadra, me 4 vende ekstra, dy nga të cilat shkojnë klubet me koeficent historik, thënë ndryshe pjesëmarrje të përhershme në këtë kompeticion. Orari i ndeshjeve nuk do të ndryshojnë, do të jetë sërish ora21 në Evropë por me skuadrat do të zbresin në fushë në orën 15 me orën e Shteteve të Bashkuara.

Rruga Press


Next Post

Kalendar “ferri” për Vllazninë, tre ndeshjet e radhës vejnë në provë shkodranët

Vllaznia kryeson kampionatin shqiptar me 4 pikë diferencë me ndjekësit. Nëse shikojmë kalendarin, ky i fundit nuk tregohet dhe aq “bujar” me ta. Këtë javë, ekipi i Brdaric mat forcat me Tiranën në shtëpi. Më pas, me 3 mars është në program transferta ndaj Teutës. Durrsakët janë një “kockë e […]