Historia e vërtetë e Apollo 17…dhe pse njerëzimi nuk u kthye më kurrë në Hënë

RrugaPress2
0 0

Më 11 dhjetor 1972, Apollo 17 preku në Hënën. Kjo nuk ishte ulja jonë e fundit në Hënë, por herë e fundit që lamë orbitën e Tokës. Me nisjen e suksesshme të kapsulës Orion, NASA është më në fund gati të shkojë më larg përsëri. Kështu është e rëndësishme të kujtojmë se si shkuam në Hënë, dhe pse ndaluam së shkuari.

Në ekuipazh me komandantin Eugene Cernan, komandantin Ronald Evans dhe Harrison Schmitt, misioni i Apollo 17 ishte i pari që përfshiu një shkencëtar. Objektivat primare shkencore përfshinin një survejim gjeologjik dhe mostra të materialeve dhe sipërfaqes në një zonë të përzgjedhur, vendosjen dhe aktivizimin e eksperimenteve sipërfaqësore, fotografitë e orbitës hënore dhe bregun trans-tokësor.

Harrison Schmitt kishte fituar diplomë në gjeologji nga Universiteti i Harvardit në vitin 1964, dhe kishte punuar në Survejimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përpara se të merrte leksione astronautësh në vitin 1965. Apollo 17 ishte misioni i tij i parë në hapësirë dhe ishte i pari shkencëtar-astronaut që preku sipërfaqen e Hënës. Për ta shoqëruar ishte Eugene Cernan, një astronaut veteran, që kishte udhëtuar më parë në hapësirë me misionin Gemini në vitin 1966 dhe më pas kishte shërbyer si pilot për misionin Apollo 10 në maj të vitit 1969.

Të dy astronautët filluan të vendosnin instrumente shkencore rreth vendit të tyre të uljes: pako dhe eksplozivë për të përfunduar eksperimentet sizmike që kishin nisur në misionet e mëparshme Apollo në vende të tjera të Hënës. Në ditët që pasuan, astronautët arritën të përfundonin dy ecje të tjera , ku vazhdonin të ecnin në sipërfaqen e Hënë dhe të mblidhnin mostra të ndryshme.

Schmitt gjithashtu ia përshkoi uljen historianit të NASA-s, Carol Butler: “Ishte vendi me më shumë larmishmëri se do pozicion tjetër i Apollo-ve të tjera. Pamë material vullkanike që janë parë në fotografi por që nuk kanë qenë krejtësisht të dukshme”.

Pse shkuam në hapësirë?

Përpjekjet shkencore të Apollo 17 ishin kulmi i një program masiv që kishte nisur në vitin 1963 duke ndjekur sukseset e Programit “Mercury”. Si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik u ngatërruan në një garë armësh konkurruese që kanë parë përfitime të rëndësishme ushtarake për të dy palët, përfundimisht duke arritur kulmin në ndërtimin e zhvillimin e raketave të afta për të goditur territorin e armikut në të gjithë botën. Hapi tjetër për superioritetin e armëve u hodh nga atmosfera nga orbita e Tokës në Hënë. Kur kjo ndodhi, të dy vendet filluan të eksperimentonin mbi zhvillimet e teknologjisë së raketave për të bërë misione hapësinore. Bashkimi Sovjetik arriti të lëshonte në hapësirë Juri Gagarin në vitin 1961, vetëm pak vite pasi kishte lançuar satelitin e parë në orbitë.

Ndërsa program hapësinor nisi, ai u mbështet edhe nga përpjekje të tjera kërkimore e shkencore nga kompleksi ushtarak industrial për të cilin u kujdes vetë presidenti i asaj kohe Dwight Eisenhoëer. Mjedisi i nxehtë që ishte krijuar nga Lufta e Ftohtë,bëri që qeveria të shpenzonte për të mbështetur infrastrukturën sulmuese.

Në vitin 1966, gara hapësinore ishte në kulmin e saj. NASA mori buxhetin më të madh që kishte marrë ndonjëherë. Mori 4.5% të buxhetit total të SHBA-së,  gati 43 miliard dollarë me paratë e sotme. SHBA—ja kishte arritur suksese të mëdha në fushën e hapësirës. Projekti Gemini kishte përfunduar misionin përfundimtar. Megjithatë infrastruktura sociale dhe politike si dhe mbështetja për hapësirën kishin filluar të  shtoheshin. Misioni Apollo 11 arriti të ulej në sipërfaqen e Hënës me sukses në korrik të vitit 1969. NASA vazhdoi me misione të planifikuara, dhe kreu 5 misione të tjera në Hënë.

Ndryshimi i prioriteteve

Vetëm një vit pas uljes së Apollo 11, NASA filloi të kishte një prioritet tjetër: planifikimi i një stacioni hapësinor ishte ringjallur, dhe në vitin 1970, ata deklaruan se misioni Apollo 20 ishte anuluar për shkak se po mendohej krijimi i një sipërmarrje tjetër: “Skylab”. Më 2 shtator 1970, agjencia njoftoi për tri misione të tjera përfundimtare Apollo: Apollo 15, 16, dhe 17.

Agjencia u detyrua të luftojë me presionin politik. Në vitin 1971, Shtëpia e Bardhë kishte si qëllim anullimin e programit Apollo 15, por dy misionet e tjera vazhdonin të qëndronin aktive. Harrison Schmitt që ishte trajnuar për Apollo 18, u përfshi edhe në misionin Apollo 17 pasi NASA u përball me presionin nga shkencëtarët për të dërguar njërin prej tyre në Hënë.

Në 42 vjet, askush nuk kishte shkelur në Hënë. Nivelet e shpenzimeve federale që NASA kishte marrë para vitit 1966 ishin bërë të papërshtatshme për një publik që ishte bërë financiarisht i kujdesshëm, veçanërisht pas krizës së madhe të naftës të përjetuar në vitin 1973. Shpenzimet në hapësirë ishin diçka që mund të bëheshin, por me më shumë kufizime fiskale se kurrë më parë, duke kufizuar NASA-n për hulumtimet dhe misionet shkencore në vitet e ardhshme. Programe të tilla përfshinin zhvillimin e programit Skulab në vitin 1973, dhe programin e një anijeje kozmike, si dhe një numër robotësh e satelitësh të tjerë.

Ndryshimi i prioriteteve ndikoi thellësisht nga vullneti i politikbërësve për të zbatuar misione të tjera paraprake në Hënë dhe më gjerë. Ëndrrat optimiste për të arritur në Mars kishin vdekur prej kohësh, dhe NASA ishte e fokusuar në ndërtimin e një anijeje kozmike.

Që nga ajo kohë, presidentët amerikanë kanë folur për dëshirën e tyre të madhe për t’u rikthyer në Hënë. Sipas presidentëve misione të tilla kontribuojnë në karakterin e kombit duke demonstruar rëndësinë e shkencës dhe teknologjisë në SHBA, i cili do të ndihmojë në procesin e adresimit të çështjeve me interes të madh siç është shëndeti i planetit tonë.


Next Post

Për të shembur teatrin nevojitet vetëm të jetë natë

Një qytetar që jeton në Tiranë dhe do të ndërroj pllakat e banjos, duhet të punësoj një arkitekt dhe një inxhinier ndërtimi, të hartojnë projektet për zëvendësimin e pllakave të banjos, ta formosin dhe të deklarojnë që mbajnë përgjegjsi për projektin e banjos, pastaj kryhet aplikim në bashki i cili […]