Lajme

Humbin jetën 19 persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 279 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa janë konfirmuar 279 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH gjithashtu njofton se “në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19”.

Lexo më shumë  Komuna bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Përparim, hap krahun e përparimit të Kosovës

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

MSH bën të ditur se sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

Lexo më shumë  Media italiane: Ish-avokati i trafikantëve të drogës, Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

Në total numri i rasteve aktive është 12.464.

Për shkak të situatës me pandeminë, në vend janë duke vazhduar të jenë në fuqi masat kufizuese, ku pas orës 10:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *