KryesoreLajme

Hummer kundër pianos

Ksamili ndoshta është komuna që ka numrin më të madh të pianove në botë në rang popullsie, dhe kjo falë Adriana dhe Limoz Dizdarit. Natyrisht qe talibanëve te çfarëdo lloji nuk mund t’u pëlqejë një fakt i tille.

Prej kohësh çifti i artistëve Limos dhe Adriana Dizdari kanë denoncuar kërcënimet ndaj tyre përsa i përket Qendrës Artistike “DEA”, të cilën e ngritën së bashku 23 vite më parë në Ksamil.

Por prona e tyre është shitur në ankand pa dijeninë e tyre, ndaj çifti i është drejtuar edhe kryeministrit Rama për të zgjidhur këtë çështje.

Ndërkohë në rrjet po qarkullojnë pamje ku shihen makina luksoze që futen “me dhunë” në Qendrën Artistike, ku sipas “Saranda Web”, personat që janë futur kanë shpërthyer derën.

Limoz Dizdari

Në një prononcim për “Fax News”, Dizdari së bashku me vajzën e tij e cila është presidente e qendrës “DEA” thanë se objektin e tyre duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë.

Lexo më shumë  Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin e ulët

“Kam 23 vite nën këtë trysni e cila është shumë serioze. Bëhet fjalë për një cështje publike, ik shporru se është e imja më thonë, duan të na përzënë. Kur kam ngritur qendrën isha njeri i thjeshtë, kur u bëra deputet ia kalova vajzës qendrën”, tha ai.

“Unë kam qendra edhe në Londër e New York, të suportosh artin dhe kulturën është cilësi e shtetit, e kemi marrë përsipër ta bëjmë vetë në shumë vende të botës.

Lexo më shumë  Shumica e shteteve të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës

Në Ksamil është funksionale, me studentë që janë edukuar aty, por ka tentativa për ta marrë këtë objekt që e kemi ngritur me shumë pasion e dëshirë. Është në rrezik për t’u kthyer në një restorant të rëndomtë”, u shpreh vajza e tij.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2020, kompozitori i njohur iu drejtua Prokurorisë për të shqyrtuar çështjen e kërcënimeve të bëra ndaj tij.

Disa persona të maskuar i dorëzuan një shkresë, ku ai thotë se po paralajmërohej për një helmim të mundshëm dhe sipas tij asnjë nga organet kompetente nuk u përgjigj.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *