Bota

Hynë fshehurazi për të pirë një birrë te Koloseu në Romë, gjobiten turistët amerikanë

Dy turistëve amerikanë u kushtoi 800 euro një birrë në Romë, për shkak të shkeljes së rregullave të hyrjes në Koloseu- një nga faturat më të shtrenjta të pijeve në historinë e kryeqytetit italian, shkruan BBC

Çifti i turistëve, rreth të 20-ave, hynë në Kolese në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shijuar nga një birrë. Ata u panë të ulur në brezin e dytë të amfiteatrit antik rreth orës 05:30 minuta. Por hyrja në pikën historike pothuajse 2000-vjeçare është e ndaluar gjatë natës, kështu që ata u gjobitën me 800 euro secili për hyrje ilegale.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka dëmtuar turizmin, Koloseu mbetet një nga monumentet më të vizituara të Italisë. Ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake, i famshëm për organizimin e luftimeve gladiatorësh dhe spektakleve të tjera publike para turmave prej dhjetëra mijërash.

Në 2019, rreth 7,6 milionë vizitorë vizituan Koloseun.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *