I infektuar me COVID-19, aktori Guljelm Radoja sillet në Tiranë, përfundon në intubim

user3
0 0

Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar, Guljem Radoja. Ky i fundit, ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, është sjellë me urgjencë në spitalin COVID-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se aktori, i cili prej një muaji përballet me pandeminë, është në intubim.

Pasojat që i ka lënë pandemia e COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga shteti lidhur me gjendjen e tij. Aktori, me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në gjendje të rëndë, nuk është dërguar për kurim jashtë shtetit ashtu siç ka ndodhur me politikanë të prekur nga pandemia. 

Artisti Guljelm Radoja, lindi në Shkodër në vitin 1945. Ai është angazhuar në dhjetra role në kinema, ku ka spikatur me figurën e Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë”.


Next Post

Moderna do të furnizojë deri në 500 milion vaksina Covax-in

Moderna do të furnizojë COVAX me  500 milion doza të vaksinës duke filluar në fund të vitit, njoftoi kompania të hënën. Sipas marrëveshjes, Moderna do të bashkëpunojë me Covax për të furnizuar me 34 milion doza vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit […]