“I lodhur nga pandemia”, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

User2
0 0

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit.

“Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut.

“Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Anschober ka marrë detyrën në janar të vitit 2020, përpara se pandemia të godiste Austrinë.

Anschober, ish-gazetar, 60 vjeç, është një nga politikanët më popullorë të Austrisë, i njohur për shpjegimet e tij të gjata të sfidave të pandemisë.

Ai shpesh ka qenë zë i vetëm në qeveri kur ka kërkuar masa më të rrepta bllokimi, përballë numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus.

Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit – gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij.

Austria, vend me 8.8 milionë banorë, ka regjistruar mbi 578,000 raste me koronavirus dhe mbi 9,700 viktima. REL/

Rruga Press

Next Post

Vrasja e afro-amerikanit, ndalon sportin në SHBA

Baseballi, NBA dhe Hockey janë tre sporte elitare në SHBA me qindra mijëra tifozë, dhe së fundmi ekipet e Minneaolis janë bashkuar në një tjetër kauzë kundër vrasjes së një afroamerikani nga policia e cila konsiderohet një sjellje brutale ndaj njerëzve me ngjyrë. Nuk ka kaluar shumë kohë kur Minneapolis […]