“Iluzion i diçkaje të pamundur”… Fanella e re e Ukrainës tërbon rusët

User4
0 0
Shpërndaje

Fanella e re e skuadrës kombëtare të Ukrainës, me të cilën do të luajë në Euro 2020, ka sjellë reagim të ashpër nga Rusia.

Në fanellë është përfshirë harta e shtetit ukrainas, përfshirë edhe Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, dhe i konsideruar si pjesë e federatës tashmë. Një deputet rus e quajti këtë veprim të Ukrainës si “provokim politik”. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se përfshirja e Krimesë krijonte “iluzionin e diçkaje të pamundur”.

Advertisements

Por dizajni i ri i fanellës është miratuar nga UEFA, siç raporton BBC, pasi i plotëson të gjitha rregullat në fuqi. Në pjesën e përparme të fanellës duket harta e Ukrainës, me vijë të bardhë, ku shfaqet edhe Gadishulli i Krimesë dhe territoret e Donjetskut dhe Luhanskut, të cilat kontrollohen nga separatistë të mbështetur nga Rusia.

Në pjesën e pasme të fanellës është stampuar slogani “Lavdi Ukrainës!”, një fjali e brohoritur nga protestuesit që detyruan largimin nga detyra të presidentit Viktor Yanukovych në vitin 2014, i cili kishte marrëdhënie të mira me Moskën.

Rruga Press

Next Post

Marrëveshja e Kumanovës, 22 vjet nga kapitullimi i Millosheviçit

ShpërndajeShënohen sot 22 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë, pas dorëzimit të ish-ushtrisë së Jugosllavisë dhe kapitullimit të kriminelit serb Sllobodan Millosheviç. Me këtë marrëveshje, Serbia u detyrua të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga […]