BallinaLajme

Ish anëtarët e UÇK mbesin në parabugrim

Gjykata Speciale mbajti sot tjetër seancë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në seancë është diskutuar edhe për kërkesat për lirim të përkohshëm. Prokuroria deklaroi se e kundërshton lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve. Ky qëndrim i Prokurorisë u kundërshtua nga mbrojtja, e cila pati ankesa edhe për shumë probleme teknike.

Avokati i Rexhep Selimit, David Young, tha se kishte paralajmëruar rrezikun që procesi i dorëzimit të materialeve të bjerë në një vrime të zezë kompjuterike. Ai kërkoi të theksohet se sa e rëndësishme është kategorizimi i informacionit pasi Prokuroria s’e ka plotësuar këtë dhe se kategorizimi që është bërë deri tani s’është aspak i dobishëm.

Edhe David Hooper,  avokati kryesor në rastin e ish-drejtorit politik të UÇK-së Thaçi, duke folur për materialet e dorëzuara nga prokuroria, tha se këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme, sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty.

Lexo më shumë  Shpërthimi në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

Ai ka thënë se janë bërë punë në përgjithësi dhe jo të specifikuara.

Nga ana e saj, prokuroria u shfajësua duke thënë se paketa e materialit special shfajësues u dorëzua nga Prokuroria me datën 10 dhjetor dhe mbrojtja i pati këto materiale në dispozicion që nga ai moment, por për shkak të problemeve teknike-marrëse të këtyre dokumenteve, nuk iu është dërguar një njoftim elektronik.

Prokuroria deklaroi se ka pasur përpjekje të pasuksesshme për zgjedhjen e këtij problemi teknik.

Nga ana e tij, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, foli për përgatitjet e mbrojtjes për çështjen e akuzës në Hagë. Ai tha se mbrojtja do të angazhojë gjashtë hetues për kryerjen e hetimeve në lidhje me pretendimet e prokurorisë së Specializuar.

Emmerson po ashtu tha se mbrojtja  është e mendimit që gjyqi të fillojë në fund të vitit 2022 apo në fillim të vitit 2023, duke kundërshtuar ashpër propozimin e prokurorisë që dosjen paragjyqësore ta parashtrojë në korrik e procesi të nisë në shtator 2021.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

Ndërkohë, gjyqtari i seancës paraprake, Nicolas Guillou tha se sot nuk është dita kur do të merret ndonjë vendim sa i përket të akuzuarve në kërkesat e tyre për lirim me kusht. Ai shtoi se të gjitha që u thanë në seancë, do të diskutohen edhe në konferencën e ardhshme.

Ndaj këtij vendimi, reagoi avokati i ish-presidentit Thaçi, duke shprehur pakënaqësinë e tij,  që mos të ketë seancë dëgjimore për paraqitjen e fakteve për kërkesën për lirim të përkohshëm.

Ai tha se ka menduar që gjyqtari francez do të ketë mirëkuptim bazuar në realitetin e Tribunaleve tjera.

Bazuar në kalendarin e seancave, të premten mbahen edhe dy të tjera, ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kurse më pas gjykata do të shkojë në pushim për festat e fundvidit.

Rruga Press

YouTube player