Ish-kreu i Kushtetueses së Kosovës: Rama i priu idesë së ndarjes së Kosovës

user3
0 0

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka prirë procesit të ndarjes së Kosovës gjatë dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, Rama duhet t’i kërkojë falje lidershipit në kosovë.

“Në çështjen e dialogut pati synim të copëtohej Kosova. Ai (Rama) i ka prirë atij procesi dhe e keqja e këtyre marrëdhënieve është nisur nga z. Rama. Kjo për shkak se s’e ka fshehur ai. Këtë gjë nuk e kanë bërë as në kohën e komunizmit”, – është shprehur Hasani.

Hasani tha se Rama i ka ofenduar liderët e Kosovës.

“Rama shkoi aq larg sa që i ofendonte liderët e Kosovës. Unë mendoj se z. Rama ia ka borxh kërkim faljen lidershipit tonë. Pastaj pas zgjedhjeve të normalizohen marrëdhëniet”, – shtoi Hasani./Lapsi.al

Next Post

Qytetet që nuk flenë kurrë, ja “Rruga tokësore e Qumështit” që prushon nga llamburitjet e dritave

E pabesueshme, por e vërtetë. Imazhe mahnitëse të sjella nga NASA-s paraqesin botën natën gjatë 24 orëve. Fotot, që kurrë nuk i keni parë më pare kështu, këto pamje mahnitëse tregojnë botën që nuk fle, tregojnë dhuntinë e njeriut për të jetuar me dritën dhe për dritën. Llamburitjet e dritave […]