ISHP në Durrës jep alarmin për testimet: Prej 10 ditësh marrim nga 20 tamponë, me 200 nuk përballohet

RrugaPress2
0 0

Në Durrës nuk ka tampone për testet Covid. Alarmi vjen nga specialistët e ISHP-së.

Mjekët bëjnë të ditur se në këtë situatë nuk kryhet as testimi i personave të së njëjtës familje kur një nga anëtarët del pozitiv.

Zija Alhysa:
 Gjendja më e keqe për tamponët është tani. Kemi 10 ditë që ne marrim nga 20 tamponë në ditë. Numri është rritur aq shumë sa edhe 200 tamponë në ditë ne nuk i përballojmë dot me bo hetimin epidemiologjik. Nuk jemi duke bërë as kontaktet me të sëmurët. Nëse një pacient infektohet, të gjithë kontaktet që kanë qenë brenda periudhës së inkubacionit të virusit, kontaktet e tij duhet të bëhen të gjithë, por ne nuk bëjmë as pjesëtarët e familjes më.

Ndërkohë, në Berat këtë të enjte ka nisur procesi i vaksinimit të mjekëve.

Për të gjithë qarkun këtë të enjte shkuan vetëm 150 doza.

Rruga Press

Next Post

Shënohen 21 viktima dhe 986 të infektuar në Shqipëri, shkon në 1736 numri i jetëve të humbura, 628 pacientë po trajtohen në spitale

Konkretisht, 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç, nuk […]