Bota

Italia shumë afër referndumit për legalizimin e eutanazisë. Peticioni firmoset edhe nga gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano

Italia mund të mbajë një referendum për legalizimin e eutanazisë vitin e ardhshëm.

Një peticion për të ndryshur ligjin që ndalon vetëvrasjen ka mbledhur më shumë se 750 mijë firma, të mjaftueshme për të mbajtur një referendum.

Peticionet, duhet të nënshkruhen nga gjysmë milioni njerëz për të detyruar mbajtjen e një referendumi në lidhje me këtë çështje.

Në vitin 2019, Gjykata Kushtetuese e Italisë, paraqiti një përjashtim për “pacientët e mbajtur gjallë nga trajtimi (…) dhe që vuajnë nga një patologji e pakthyeshme, burim i vuajtjeve fizike dhe psikologjike që ata e konsiderojnë të patolerueshme”.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Pacientët duhet të jenë “plotësisht të aftë për të marrë vendime dhe të vetëdijshëm”, shtuan gjykatësit.

Por, njerëzit që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme dhe që s’bëjnë pjesë në këtë kategori, nuk kanë të drejtë ligjore për vetëvrasje të asistuar.

Aktualisht, ligji italian, e dënon vetëvrasjen e asistuar me një dënim që varion nga 5 deri në 12 vjet burg.

Nëse miratohet ky referendum, do të lejohet “ndihmë mjekësore për vdekje të pavullnetshme” për njerëzit e sëmurë që kanë nevojë për ndihmë të jashtme për t’i dhënë fund vuajtjeve të tyre.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Një nga personat që ka nënshkruar këtë peticion është gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano, një specialist i mafias dhe autor i hetimit historik të mafias napolitane Kamorra.

Unë e firmosa peticionin, sepse pa një ligj që mund ta rregullojë këtë çështje, eutanazia nuk është një e drejtë që mund të arrihet nga të gjithë”, tha Saviano.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *